TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 14:44

SPAK kërkoi arrestimin e tij, flet avokati i Ahmetajt: Nuk ka ikur jashtë vendit, nesër do të jetë në Këshillin e Mandateve

Shkruar nga Pamfleti

SPAK kërkoi arrestimin e tij, flet avokati i Ahmetajt: Nuk ka ikur

Henrik Ligori, avokati i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me vendndodhjen aktuale të ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa hodhi poshtë dyshimet se ai mund të ketë ikur jashtë vendit.

“Ish-zv.kryeministri ndodhet brenda territorit të Shqipërisë”, ishte përgjigja e tij.

Ndërkohë ai ka shtuar më tej se Ahmetaj do të jetë nesër në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të zhvillohet pasdite në Kryesinë e Kuvendit.

SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Shkresa e Prokurorisë së Posaçme ka mbërritur në ambientet e Kuvendit në datën 7 korrik, ditën e premte, por është bërë publike vetëm të hënën. Ndërkohë në media ka qarkulluar lajmi se Ahmetaj nuk ndodhet brenda territorit të Shqipërisë, gjë që është mohuar nga avokati i këtij të fundit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me kërkesën drejtuar Kuvendit të Republikës për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. SPAK ka njoftuar 3 akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Ahmetaj akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” , “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

arben ahmetaj avokati shqiperi

Lini një Përgjigje