TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 15:37

Konflikti për guroren në Krujë, Prokuroria e Tiranës: Padinë e banorëve e deleguam te policia për hetime të thelluara

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti për guroren në Krujë, Prokuroria e Tiranës:

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur në Borizanë për guroren e Rrajave. Vetë banorët kanë bërë një denoncim dhe vetë Prokuroria e Tiranës është kujtuar pas 4 ditësh rtë japë detaje.

Përmes një deklarate, prokuroria sqaron se më 18 maj është regjistruar procedim penal dhe 7 ditë më pas i është deleguar dosja për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë

Më pas më 19 qershor është regjistruar një procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Pena dhe se çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marrë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.

Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.

gurore

Lini një Përgjigje