TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 20:57

“Politikanët të vishen trashë këto kohë”, paralajmëron Artan Hoxha: Për ata që nuk e mbajnë dot burgun, mirë është të mos dorëzohen!

Shkruar nga Pamfleti

“Politikanët të vishen trashë këto kohë”,

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish mbi arrestimet që po ndodhin në radhët e PS.

Ai ka hedhur një foto i veshur me xhup, duke kujtuar shprehjen e një avokati se “politikanët, duhet të vishen trashë këto kohë”. Sot u kërkua arrestimi i Ahmetajt dhe Hoxha ka artikuluar sot se ai ka ikur jashtë.

Si do t’i vejë halli kësaj pune???!!!

Më duket se erdhi dita për tu veshur trashë???!!!

Tha mirë ai “bosi” i avokatëve: “Politikanët, duhet të vishen trashë këto kohë”….

Për ata që nuk e mbajnë dot burgun, mirë është të mos dorëzohen!!!

“Shokët”, të respektojnë më tepër kur je i lirë, (qoftë edhe në arrati) sesa kur përfundon në qelitë e 313-ës (te burgu i Durrësit, jo të gjithë janë të mirëpritur)….”, shkruan ai.

hoxha xhup

Lini një Përgjigje