
Pas dhunës barbare të ushtruar nga Rrajat, anëtarët e fisit Maja në Krujë kanë marrë kërcënime me jetë në rrjetet sociale. Më herët “Pamfleti” tregoi se atyre u janë dërguar mesazhe në Facebook ku ju bëhet e ditur se pas shkopinjve të bejzbollit do jetë radha e armëve. Ndërkohë pasdite ka reaguar policia.
“Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.
Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale”, tha policia.
Lini një Përgjigje