TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 22:04

“Duhen zgjedhje të parakohshme”, Spahiu pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt: Qeveria duhet të kalojë në votëbesim

Shkruar nga Pamfleti

“Duhen zgjedhje të parakohshme”, Spahiu pas kërkesës

Juristi Kreshnik Spahiu e konsideron ngjarje të rëndë kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe sipas tij për këtë arsye duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme në vend.

Në një intervistë për “Top Story”, qeveria duhet të kalojë në votëbesim, ndërsa shtoi se nuk do të jetë vetëm ish zv. Kryeministri i cili do të arrestohet, ai paralajmëroi edhe arrestim të zyrtarëve të tjerë.

“Në këtë kontekst edhe rreziku që i paraprin me dënimin dhe vitet e burgut është i rëndë për tre veprat, kemi të bëjmë me 6 ngjarje, nuk kemi të bëjmë me fillim të hetimeve, kemi të bëjmë me një aktakuzë dhe është bërë copy paste dhe çuar në gjykatë, kemi të bëjmë me mbyllje të hetimeve. A duhej të arrestohej? Ndodh kur është në flagrancë, në këtë rast kemi të bëjmë me ndalim, merret 48 orë nga policia dhe gjykata do ta vlerësojë ndalimin. Unë parashikoj që nuk do të kemi vetëm Arben Ahmetajn, se ai akuzohet në bashkëpunim në pastrimin e produkteve të veprës penale. Për të njëjtën provë që akuzohet janë arrestuar persona të tjerë, është një zyrtare Etleva, është arrestuar për të njëjtën provë të pagesave të zotit Zoto që ka bërë jashtë. A kemi të bëjmë me një histori inkurajuese apo dekurajuese. Askush nuk mund të fshihet pas gishtit, është një vepër që janë përfshirë disa deputetë dhe ministra. Kjo qeveri duhej të shkonte në votëbesim ose zgjedhje të parakohshme. Se kujt i interesojnë zgjedhjet e parakohshme nuk i hyj kësaj, nuk dua të spekuloj. Është i njëjti subjekt për gjashtë vepra të ndryshme”, tha Spahiu.

spahiu spak ahmetaj

Lini një Përgjigje