
Gazetari Arian Çani është shprehur se kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt ishte e pritshme, vetëm se nuk dihej data.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në “Euronews Albania”, ai tha se në fund do të vendos Gjykata, ndërsa theksoi se Ahmetaj është dëshmor i drejtësisë së re.
Më tej Çani nënvizoi se çështja e Ahmetajt është episod i një seriali të gjatë.
“E pritshme ishte, vetëm se nuk dihej data. Ajo që vendos në fund të kësaj është Gjykata. Deri në këto momente ai është i pafajshëm. Unë do i përkisja turmës së madhe që të varet. Po ta hedhësh individin te turmat, turmat e shqyejnë. Popullin mos e fut fare në këtë mes. Populli po të donte që vendi të ndryshonte do mbushte rrugët. Kjo histori që ne po shohim është episodi i një seriali të gjatë. Këta njerëz janë dëshmorët e drejtësisë së re, do të ketë të tjerë mbrapa. Për t’i dhënë legjitimitet kësaj drejtësie duhet të ketë dëshmorë, nuk ka rëndësi nëse janë të fajshëm apo të pafajshëm”, tha ai.
Lini një Përgjigje