TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 22:54

“Pse SPAK-u s’heton Ramën?”, Dyrnjaja: Vendimi është kolegjial, s’mund të jetë fajtor vetëm Ahmetaj

Shkruar nga Pamfleti

“Pse SPAK-u s’heton Ramën?”, Dyrnjaja: Vendimi

Gazetari Denis Dyrnjaja ka deklaruar se ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj nuk është i vetmi që duhet hetuar dhe se SPAK-u duhet t’i bëjë akuzat tamam e t’i hetojë të gjithë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Dyrnjaja tha se kryeministri Rama nuk mund të dalë pa asnjë përgjegjësi, pasi sipas tij nëse vendimi për inceneratorët është kolegjial nuk mundet që disa të jenë të fajshëm e disa të pafajshëm.

“Ky Ben Ahmetaj është i fajshëm, po i bëjmë gjyqin, po i sekuestrojmë edhe pasurinë, 12 vite maksimumi në burg, po ky Edi Rama që e promovoi, që e mbrojti në komisionin hetimor bashkë me të tjerët ka ndonjë përgjegjësi te kjo histori?

Ose është i fajshëm Arben Ahmetaj bashkë me Edi Ramën, se vendimi është kolegjial nuk është i Arben Ahmetaj. Prandaj e godas SPAK ose bëje akuzën tamam e merri të gjithë me themel ose mos u merr me gjueti shtrigash”, tha Dyrnjaja

dyrnjaja ahmetaj rama

Lini një Përgjigje