Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një mesazh të koduar sa i takon vizitës që ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka bërë në Skrapar. Ai ka hedhur një foto, ku Kim takon disa të moshuar që luajnë domino, por njëri prej tyre i fsheh gurët pas shpine.
“Dorën ta japim, por dopiogjashtën nuk e dorëzojmë.
Kjo ambasadorja amerikane, ishte mësuar këtej nga Tirana, që ua kapte në dore dopiogjashtën këtyre tanëve. Por ne Skrapar, i ngeli sharra në gozhdë.
U mundua Yuri Kim, t’ia kapte dopiogjashtën në dorë këtij patriotit tim.
Por andej nga anët tona, me mirë e fshehin e dorën pas kurrizit, se sa ta dorezojnë dopiogjashtën të “gjallë”… Edhe kujt pa???!!! Deshi t’ua kapte dopiogjashtën në dorë skraparllinjve…”, shkruan ai.
Nuk dihet për kë e ka mesazhin Hoxha, por duhet theksuar se nga Skrapari është edhe kreu i PL, Ilir Meta.
Lini një Përgjigje