
Dy nga motivet e largimeve janë: Pagat në sektorin publik janë shumë të vogla e nuk ka asnjë shpresë se mund të bëhen të paktën sa 40% e pagave në vendet e BE, ndërsa e drejta e gjetjes së një vendi pune sipas aftësive nuk ekziston, mbasi vepron nepotizmi, ryshfeti, militanizimi partiak e aferat seksuale
Për të frenuar largimin e mjekëve të rinj, kryeministri Edi Rama ka sajuar një skemë izolimi tipike si në kohë diktaturash, për t’u dhënë kartonet e diplomave pas 3 vitesh punë të detyruar në sistemin mjekësor brenda vendit, ose nëse refuzojnë, të paguajnë 5500 Euro për t’i marrë ato.
Ndërsa për maturantët ekselentë e ata me notë mesatare 8, që do studiojnë për mjekësi dhe në degët prioritare në universitetet shtetërore, Babloku ka sajuar marifetin e joshjes me bursë mujore 40 mijë lekë në 3 vitet Bachelor, por me kusht që 3 vite pas diplomimit të punojnë në Shqipëri.
Këtë joshje e kanë shpërfillur 380 maturantë ekselentë, dhe afro 14 mijë maturantë të tjerë me rezultatet mesatare e mbi mesataren, duke aplikuar për studime jashtë Shqipërisë, që për numrin e lartë të këtij viti, mund të quhet “Emigracion arsimor masiv”.
Me këtë largim të maturantëve, me numër banorësh sa një bashki e vogël, gjatë vitit akademik 2023-2024, numri i studentëve në universitetet publike do pakësohet edhe me 20%, duke boshatisur universitetet, sidomos të Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës e Gjirokastrës, ku janë mbyllur shumë degë.
Por edhe nëse këta, nuk do arrijnë të pranohen për studime jashtë Shqipërisë, ata e kanë bërë “mendjen top”, për t’u larguar nga vendi për punë e mundësi të tjera arsimimi në vende brenda dhe jashtë BE.
Siç ndodhi vitin e kaluar, që në universitetet publike u regjistruan 17% studentë më pak, dhe në disa prej tyre u mbyllën degë si mësuesia e shkencat sociale, megjithëse Ministria e Arsimit dhe Rektoratet e ulën deri në 6 notën mesatare të pranimit.
Sepse vërtetë që Babloku u premton ekselentëve 40 mijë lekë bursë në muaj, por por ua merr me strehimin në rezidencat studentore, e miliona lekë blerje librash, dispencash, leksionesh e deri tarifa bibliotekash, pa përmendur fiktivitetin e mësimdhenies dhe skemën e organizuar të ryshfeteve në provime me presione notash.
Dy nga motivet e largimeve janë: Pagat në sektorin publik janë shumë të vogla e nuk ka shpresë se mund të bëhen të paktën sa 40% e pagave në vendet e BE; ndërsa e drejta e gjetjes së një vendi pune sipas aftësive nuk ekziston, mbasi vepron nepotizmi, ryshfeti, militanizimi partiak e aferat seksuale./Pamfleti
Lini një Përgjigje