TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2023, 10:15

Policia dhe FNSH 'zbarkojnë' në Manzë, kryejnë kontrolle në hyrje të kampit të muxhahedinëve

Shkruar nga Pamfleti
Policia dhe FNSH 'zbarkojnë' në Manzë, kryejnë
Policia në kampin e MEK

Policia është rikthyer sërish pranë kampit të muxhahedinëve në manëz. Këtë radhë efektivët nuk janë futur brenda ambienteve të MEK, por janë vendosur pranë hyrjes si një pikë kontrolli për personat që hyjnë dhe dalin në të.

Efektivët kanë ushtruar kontrolle, pas kërkesës së vetë komunitetit të MEK në Manzë, i cili ka kërkuar të organizojë një manifestim këtë të të shtunë, në ambientet e kampit.

Ndryshe nga ndërhyrja e datës 20 qershor, ku Policia dhe forcat speciale u pritën me protesta dhe përplasje nga muxhahedinet, këtë të shtunë nuk ka rezistencë apo protestë për praninë e uniformave blu atje.

Nga ana tjetër mësohet se vendosja e pikës së kontrollit është bërë për të eliminuar rreziqe të mundshme ndaj kampit, por po ashtu dhe për të mos lejuar aktivitete që shkelin ligjin apo futja në të të personave të pakërkuar.

Lini një Përgjigje