
Një muaj pasi u dekretua në detyrën e lartë të Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike (shtator 2021), Luan Përzhita merr një vendim, duke emëruar Fjoralba Përzhitën në institucionin që drejtonte (tetor 2021). Fjoralba Përzhita është nusja e djalit të Luan Përzhitës.
Një vendim i qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike ka krijuar polemika. Rreth 100 profesorë universiteti, intelektualë, shkrimtarë, studentë, aktivistë, organizata jo qeveritare, etj., brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëpërmjet një letre të hapur, shprehën shqetësimin pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Por, ASA ishte kthyer në një kënetë nepotizmi dhe parazitësh, që vegjetonin nën emrin e madh të ASA.
Po sjellim vetëm një fakt. Një muaj pasi u dekretua në detyrën e lartë të Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike (shtator 2021), Luan Përzhita merr një vendim, duke emëruar Fjoralba Përzhitën në institucionin që drejtonte (tetor 2021).
Fjoralba Përzhita është nusja e djalit të Luan Përzhitës.
Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me konflikt interesi, por me shpërdorim detyre dhe vjedhje të fondeve publike.
Vendimi skandaloz dhe që përdhoste ASA-në dhe imazhin e Akademisë, kaloi pa ndonjë reagim nga institucionet ligjzbatuese.
Teksa institucioni do të kalojë në varësi të Skënder Gjinushit, Luan Përzhita dha dorëheqjen disa ditë më parë si rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike./ Prapaskena
Lini një Përgjigje