TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2023, 10:31

U la në burg pas skandalit seksual, Safet Gjici kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
U la në burg pas skandalit seksual, Safet Gjici kërkon ndryshimin e
Safet Gjici

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i cili u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në bashki, mësohet se ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë.

Aktualisht, Gjici është lënë në burg, ndërsa kërkon një masë më të lehtë sigurie.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, ndërsa ndodhet në burg nën akuzën për korrupsion pasiv.

GJKKO e la në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit më 26 qershor, ndërsa ai u shfaq në gjykatë bashkë me 40-vjeçaren Alma Kaçi, me të cilën kreu edhe marrëdhënien intime në zyrën e bashkisë.

Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor 2023, menjëherë pasi në media u publikua një video ku Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.

SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

safet gjici skandal seksual ndryshim mase

Lini një Përgjigje