TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 22:06

Andi Bushati akuza Arben Krajës: Po sillet me Berishën, si Gerti Shehu që e qëlloi me grusht!

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati akuza Arben Krajës: Po sillet me Berishën, si Gerti Shehu

Analisti Andi Bushati e krahasoi prokurorin Arben Kraja me Gerti Shehun, personin që goditi me grusht Berishën gjatë një tubimi më 6 dhjetor 2022.

Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Kraja i dha grushtin juridik Sali Berishës dhe se SPAK-u nuk ka për qëllim drejtësinë, por të ndëshkojë ish-kryeministrin.

Ajo që nuk mund të justifikoj, kur flitet për një proces, procesi i tyre duhet të jetë model. A iu bë proces model Berishës? I është bërë një pocaqi. Shkeljet janë monstruoze. Berisha nga drejtësia po trajtohet si një lebroz. Gjykatësja është në konflikt interesi. Parodia e avokatëve të vendosur kryesisht, të të vendosin të të mbrojë njerëz që kërkojnë vdekjen tënde. Ai i hoqi avokatët sepse nuk e duronte dot deri këtu. Kjo e avokatëve kryesisht që ja vunë për ta mbrojtur, se duhej bërë urgjent kjo… Ore, po seanca e parlamentit iu duk normale? Po komisioni i mandateve iu duket normale?

Bënë 7 akrobaci për të shmangur një gjë të thjeshtë. A iu dhurua Berishës një proces fair? Kur doli kjo çështja “Partizani”, thashë: Po, Berisha duhet të hetohet për këtë çështje, ku dhëndri ka dalë me 5 milionë euro nga 100 metra. Por të bëhet procesi, që të kuptojmë se ku është faji i Saliut. Por këta nuk kanë qëllim drejtësinë, por të ndëshkojnë Saliun. Prandaj e quan SPAK-un hanxhar në duart e Ramës.

Ai Kraja nuk është asgjë më shumë se Gerti Shehu, që doli në shesh dhe i ra me grusht Berishën. Ai po i jep grushtin juridik. Për mua Berisha të përfundojë në burg, por përdorimi i heronjve të fëmijëve tanë, për të larë hesapet me Berishën… Kur ja bëjnë Berishës, Metës, Kryemadhit, Belerit, nesër me të njëjtën lehtësia ma bëjnë mua dhe ty”, tha Bushati.

kraja bushati

Lini një Përgjigje