TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 21:51

Kërkesa e SPAK për "arrest shtëpie", Sejamini: E rëndë! Nuk mund t'i ndalohet komunikimi liderit të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e SPAK për "arrest shtëpie", Sejamini: E

Neritan Sejamini ka komentuar kërkesën e SPAK që ish-kryeministri Berisha të izolohet në banesën e tij dhe t'i ndalohet komunikimi.

Sejamini tha se kjo kërkesë për ndalimin e komunikimit të liderit të opozitës, është një ngjarje mjaft e rëndë

"Nga ana politike më duket absurd që Berisha të hetohet me çfarëdo mase sigurie. Ai nuk paraqet asnjë lloj rreziku për t’u larguar apo për të prishur prova.

Mendoj se ishte një kërkesë më shumë për arsye politike sesa juridike.

Çdo hap tjetër pas kësaj, është vazhdim i një qerthulli ku ke hyrë. Drejtësia merr masë për të treguar që është e fortë dhe nuk mund të injorohet.

Arrest shtëpie dhe të mos flasë dot kryetari i opozitës, më duket shumë e rëndë. Kryetarit të opozitës nuk mund ti heqësh fjalën, aq më tepër që është thjesht person nën hetim", u shpreh Sejamini për “Të Paekspozuarit”.

sejamini berisha

Lini një Përgjigje