TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2024, 11:40

Amnistia, gazetari zbardh detaje: Kanë përfituar rreth 100 persona nën hetim nga SPAK, Manja të bëjë trasparencë

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia, gazetari zbardh detaje: Kanë përfituar rreth 100 persona

Gazetari Xhevahir Zhabina ka komentuar amnistinë penale nga e cila kanë përfituar edhe persona që janë subjekt i SPAK dhe në hetim nga Gjykata e Posaçme.

Ai tha se janë afërsisht 100 persona të cilët kanë përfituar nga kjo amnisti dhe se mbetet që për këtë fakt të japë llogari ministri Manja. Sipas tij kjo ka vërtetuar akuzat e bëra nga opozita.

"Është fakt që kanë fituar dhe subjekte që kanë qenë pjesë e subjekteve të SPAK dhe gjykohen nga gjykata e posaçme. Janë 100 persona afërsisht që kanë përfituar. Ministri Manja do shpjegojë në interpelancën e të enjtes për këto akuza të ngritura nga opozita, por që janë faktuar dhe në shkrime se persona të kësaj kategorie kanë përfituar nga amnistia.

Mbetet për tu parë se çfarë argumenti do përdorë Manja. Amnistia është gjë e mirë, por kur thua se një kategori personash janë të përjashtuar nga ky përfitim dhe më pas del se ata përfitojnë atëherë ministri duhet të na japë detaje për faktin që pse kjo ka ndodhur që persona që kanë qenë subjekt i SPAK kanë përfituar nga kjo amnisti", tha gazetari në ‘MCN Live”.

 

gazetari amnistia 100 persona spak manja

Lini një Përgjigje