
Avokati Spartak Ngjela ka treguar se është i informuar se tre pushtetarë të lartë shqiptarë kanë nga 1 miliardë dollarë në bankat e Perëndimit, sidomos në SHBA.
Ai nuk përmendi emra, por tha se këto llogari bankare mund të jenë edhe në emër të të afërmve të këtyre politikanëve.
“Nuk di emra, por një nga ekspertët më tha se ka tre pushtetarë të nivelit të lartë që kanë nga 1 miliardë dollarë në perëndim, në banka. Nuk ka rëndësi fare se e ka vënë emrin e gruas, a e ka vënë emrin e motrës së gruas, nuk pyesin fare për ato punë. Këta nuk e dinë se sa e madhe është informacioni i fshehur politik sot në Perëndim, sidomos në SHBA”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje