TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2024, 08:35

20 të arrestuarit në Tiranë, gazetari zbardh prapaskenat: Drejtorët e policisë të përfshirë në trafik droge nuk iu përmendën emrat

Shkruar nga Pamfleti
20 të arrestuarit në Tiranë, gazetari zbardh prapaskenat:
Drejtori i policisë Tiranë, Tonin Vocaj

Gazetari Eraldo Harlicaj tha këtë të premte në “Good Morning Albanians” se ndihej i keqardhur që gjatë raportimit të ditës së djeshme nga Policia e Tiranës për megaoperacionin “Tempulli”, nuk u përmendën emra të drejtuesve të policisë të përfshirë në krime.

Ai tha se si gazetar ka hetuar të gjithë operacionin, ndërsa shtoi se në telefonin e të arrestuarit Enea Sulejmani janë gjetur kontakte shqetësuese me njerëz në radhët e policisë së shtetit.

“Unë kam hetuar të gjithë aksionin dhe kam pasur dijeni që në momentin që është zbërthyer telefoni i Enea Sulejmanit. Aty janë parë lidhje shqetësuese të tij. Mbeta pak i zhgënjyer kur nuk pash persona të policisë të arrestuar. Unë nuk do zbuloj emra, por shpresj të ketë një aksion të dytë ku të bëhet një pastrim në radhët e policisë nga këta individë. Unë flas për nivele drejtorësh”, tha Harlicaj.

Ai tha se këta drejtorë që mbështesim personazhe të krimit, gjenden lehtësisht pasi me krenari veshin aksesorë të shtrenjtë e kanë makina të shtrenjta të cilat nuk mund të justifikohen me rrogat që ata marrin.

Harlicaj tha gjithashtu se pas çdo ngjarje kriminale në Shqipëri ka drejtorë policie të përfshirë, të cilët ndajnë përqindjet e fitimeve së bashku.

“Çdo aktivitet kriminal në Shqipëri është e pamundur të mos ketë një dorë mbrojtëse, është e pamundur të mos jetë dikush nga autoritetet që ofron mbrojtje. Nëse kemi një call-center, është e pamundur të vazhdohet nëse nuk i thotë një drejtor policie vazhdo dhe të ndajnë përqindje së bashku, kështu ndodh me qendrat e prostitucionit, qendrat e masazhit”, tha gazetari Harlicaj.

Lini një Përgjigje