TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2024, 08:04

“Meta është i çakërdisur”, juristi Romeo Kara: E ndjen rrezikun

Shkruar nga Pamfleti

“Meta është i çakërdisur”, juristi Romeo Kara:

Juristi Romeo Kara e konsideron Ilir Metën të pashpresë. Ai tha se Meta ka krijuar një figurë të turpshme politike dhe mezi po pret të shpëtojë duke shtyrë orët dhe ditët.

Juristi tha se kreu i PL-së tashmë është i rrënuar dhe e ndjen rrezikun.

“Nuk e kuptoj pse nuk mbarojnë punë me Metën. Meta është i çakërdisur, unë e shoh që do vijë edhe përballja ime dhe po i ruaj këto përballet me mua në gjykatë. Ai është një tigër prej letre, ka bërë ku ka gjetur dhe ka vrarë më duket prapë i pavlerë për t’u marrë unë me të. Nuk kam asnjë lloj emocioni madje mezi po pres të përballem. Meta mezi po pret të shpëtojë, dhe po lufton që të shtyjë orët dhe ditët. Ka krijuar një figurë të turpshme politike. Është i rrënuar e ndjen rrezikun dhe i pashpresë. Ne gjitha vitet që ka qeverisur ka bërë vetëm shkelje dhe duhet të shihet  e gjithë banda me bashkëpunëtorët e tij. Po e përsëris, vetëm për 10 prona është gjynah të merresh me Metën", tha Kara për RTSH.

ilir meta romeo kara spak

Lini një Përgjigje