TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2024, 10:04

Të moshuarit u gjetën të pajetë në banesë, eksperti Softa: Mund ta ketë bërë një person jashtë familjes për interes të pronës

Shkruar nga Pamfleti

Të moshuarit u gjetën të pajetë në banesë,

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për ngjarjen e djeshme ku një çift i moshuar u gjet i pajetë në banesën e tyre në Dropull, tha se është e vështirë që ata të jenë përleshur për vdekje me njëri-tjetrin.

Sipas tij, ekziston mundësia që krimi të jetë kryer nga persona të tjerë jashtë familjes, që mund të kenë pasur interes për pronën e të moshuarve, pasi ata nuk kishin fëmijë.

Softa tha se do të shihen disa elementë për të ndërtuar skenën e krimit, që do të përcaktojë më pas gjithë ngjarjen.

“Është grupi hetimor dhe ekspertiza e vendit të ngjarjes. Ajo që duhet të përcaktohet është koha e vdekjes, distanca nga njëri-tjetri, sendet e mundshme që mund të jenë përdorur për ushtrimin e dhunës, për shembull flitet për një levë, gjurmët biometrike apo biologjike që mund të gjenden në atë ambient, sa ka qenë thellësia e plagëve, nga se kanë ardhur këto plagë dhe të gjitha këto do të përcaktojnë dhe të ngrenë atë që ne themi pista.

Nëse themi grabitja, duhet të kemi një kontroll banese, pra hapjen e sirtarëve, etj. Nëse mund të flasim për dhunë midis njëri-tjetrit, duhet parë distanca mes njëri-tjetrit dhe leva afër kujt ka qenë. Këto janë disa elementë që fillojnë të ndërtojnë skemën e krimit. Unë mendoj se më shumë mundësia mund të jetë e një personi jashtë familjes, që mund të kenë edhe pretendime për pronën.

Sepse persona që nuk kanë fëmijë, kanë të afërm që kanë pretendime për pronën. Në një moshë 88 dhe 84 vjeçare, të mendosh që këta të moshuar të kenë aftësi kaq të mëdha fizike sa të krijojnë plagë apo goditje dhe aq më tepër në distancë me njëri-tjetrin. Megjithatë kjo do të shikohet nga janë marrë plagët”, tha Softa për Euronews.

fatjon softa

Lini një Përgjigje