
Gykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen ndaj ish-shefit të policisë rrugore Roven Zeka, duke e deklaruar atë të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv, pasi nuk u provua kryerja e veprës penale.
Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, gjykata ka dhënë këto vendime:
Edison Tabaku është dënuar me 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vite burg.
Sokol Navaku ( Ish-Shefi i hetimit të aksidenteve) është dënuar gjithashtu me 3 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 2 vite, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.
Erges Vrioni është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 1 vit burg, duke u konvertuar në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Blendi Bela është shpallur fajtor për veprën penale të “moskallëzimit të krimit” dhe është dënuar me 1 vit burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 8 muaj, dënim i konvertuar në shërbim prove.
Lini një Përgjigje