Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas seancës gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë, duke kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar gjatë procesit.
I ftuar në “Top News”, Meta ka kritikuar faktin që është mbajtur në një kabinë qelqi gjatë gjyqit, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme.
“Unë kam kontribuar (për drejtësinë e re) dhe e kam bërë unë me konsensus me 140 vota, të tjerët e kanë përmbysur me 69 vota prokurorin e përgjithshëm.
Me këtë drejtësinë e re nuk shkon edhe ajo që ka thënë vetë Komiteti i Helsinkit para disa ditësh për rastin tim apo për rastin Beqaj, apo për rastin e funksionarëve ose ish-funksionarëve të lartë publik sepse gjykata e drejtësisë së re nuk mund të na japi ne si standard për të qëndruar në kabinë qelqi, standardin e një terroristi arab, të një kamikazi që ka bërë akt terrorist në Francë. Nuk është ai standardi i Konventës Evropiane është ajo që thotë Komiteti i Helsinkit.
Nuk ka të bëjë me praktikën kjo, kjo është përmbysje e praktikave demokratike. Unë jam arrestuar me 2 korrik, bëhet viti dhe mua nuk më është dhënë vendimi i zbardhur, çfarë kam shkelur unë. Si mund të ankohem unë për një vendim, mua nuk më jepet vendimi që ta ankimoj”, tha Meta.
Meta ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e transparencës në procesin ndaj tij, duke theksuar se ende nuk i është vënë në dispozicion vendimi i zbardhur, çka sipas tij e pengon të ndjekë rrugët ligjore të ankimit.
Lini një Përgjigje