TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 06:57

Si parashikohet moti për ditën e martë, qytetet me temperaturat më të larta

Shkruar nga Pamfleti
Si parashikohet moti për ditën e martë, qytetet me temperaturat
Ilustrim

Temperatura deri në 28°C në ultësirë, vranësira dhe shtrëngata të izoluara në lindje dhe jug

Ditën e martë, më 28 prill, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë ditës do të ketë alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të përqendrohen kryesisht në zonat malore të lindjes dhe në malësitë e jugut.

Në këto rajone, vranësirat e dendura pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash. Lokalisht, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

Temperaturat pritet të jenë relativisht të larta për këtë periudhë, duke arritur deri në 28°C në disa qytete si Elbasani dhe Berati, ndërsa në zonat malore si Korça temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta, rreth 22°C.

Si parashikohet moti për ditën e martë, qytetet me temperaturat

Si parashikohet moti për ditën e martë, qytetet me temperaturat

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.

 

moti parashikimi temperatura

Lini një Përgjigje