TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 08:02

“Mbi 306 familje të ngujuara”/ Vrasja e çiftit në Lezhë, Karamuço: Autorët janë larguar drejt Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

“Mbi 306 familje të ngujuara”/ Vrasja e çiftit në

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në qarkun e Lezhës janë 306 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Karamuço u shpreh se vrasja e çiftit në Lezhë ka futur në hasmëri edhe familjen e 32-vjeçares. Më tej, ai shtoi se dyshohet se autorët janë larguar drejt Kosovës.

“Janë 306 familje të ngujuara. Kjo ngjarje, ishte vijim i një ngjarjeje që ka ndodhur në 2016. Është marrë vendim që ky person do vritet. Asnjë lloj kanuni, nuk parashikon vrasjen e grave. Gjakmarrja do shtrihet edhe në familjen e gruas. Kjo plagë krijon plagë të tjera. Nuk di nëse e kanë llogaritur autorët që duhet të vrisnin edhe bashkëshorten. Asgjë nuk e justifikon humbjen e jetës së të dyve, por flas për bashkëshorten e tij.

 Vrasja për gjakmarrje dëbohet me burgim të përjetshëm. Mendohet se autorët janë larguar drejt Kosovës”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje