TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 11:58

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:

Meta reagon nga burgu/ Në kabinë qelqi mbahet vetëm një terrorist

Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas seancës gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë, duke kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar gjatë procesit.

Meta ka kritikuar faktin që është mbajtur në një kabinë qelqi gjatë gjyqit, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme.

“Unë kam kontribuar (për drejtësinë e re) dhe e kam bërë unë me konsensus me 140 vota, të tjerët e kanë përmbysur me 69 vota prokurorin e përgjithshëm.

Me këtë drejtësinë e re nuk shkon edhe ajo që ka thënë vetë Komiteti i Helsinkit para disa ditësh për rastin tim apo për rastin Beqaj, apo për rastin e funksionarëve ose ish-funksionarëve të lartë publik sepse gjykata e drejtësisë së re nuk mund të na japi ne si standard për të qëndruar në kabinë qelqi, standardin e një terroristi arab, të një kamikazi që ka bërë akt terrorist në Francë. Nuk është ai standardi i Konventës Evropiane është ajo që thotë Komiteti i Helsinkit.

Nuk ka të bëjë me praktikën kjo, kjo është përmbysje e praktikave demokratike. Unë jam arrestuar me 2 korrik, bëhet viti dhe mua nuk më është dhënë vendimi i zbardhur, çfarë kam shkelur unë. Si mund të ankohem unë për një vendim, mua nuk më jepet vendimi që ta ankimoj”, tha Meta.
Meta ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e transparencës në procesin ndaj tij, duke theksuar se ende nuk i është vënë në dispozicion vendimi i zbardhur, çka sipas tij e pengon të ndjekë rrugët ligjore të ankimit.

Rama i vë të gjithë në rresht/ Kërcënimi ndaj Spiropalit mesazh për çdo zë kundër

Paralajmërimi që Edi Rama i bëri Elisa Spiropalit në mbledhjen e grupit te Pallati i Brigadave, ishte një mesazh për të gjithë: kushdo që në PS ngre zërin, përjashtohet.

Prej disa kohësh ka pasur divergjenca dhe pakënaqësi brenda socialistëve, mirëpo askush nuk ka guxuar të ngrejë zërin. Për shkak të frikës së rebelimit, Rama disa i joshi e disa i dërgoi në burg.
Spiropali ishte ndër të vetmet që doli hapur kundër, edhe pse kjo vetëm pasi u largua nga posti i ministres. Po ashtu edhe Erion Braçe duket jo fort i kënaqur, teksa ka shfaqur interes për Bashkinë e Tiranës.

Mirëpo Rama ia ka bërë të qartë Spiropalit dhe përmes saj të gjithë të tjerëve që të mos guxojnë të ngrenë zërin, pasi kush flet kundër partisë apo kundër tij e gjen veten jashtë grupit.

Pra duket qartë se mesazhi nuk ishte vetëm për Elisën, por për këta që kanë filluar të ngrenë krye, të paktën brenda grupit, pasi në bazë pakënaqësitë nuk ndalen.

Bie propaganda e Ramës/ Shqipëria e fundit për produktivitetin në punë

Struktura e ekonomive në Ballkanin Perëndimor po përcakton qartë diferencat në produktivitetin e punës, ku Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të vlerës së prodhimit për punonjës në rajon. Të dhënat e përpunuara nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WiiW) për vitin 2024 tregojnë se hendeku me vendet fqinje mbetet i konsiderueshëm.

Mali i Zi dhe Serbia kryesojnë renditjen, me përkatësisht 47,050 dhe 46,260 euro për punonjës, që korrespondojnë me 57% dhe 56% të mesatares së Bashkimit Europian. Ky pozicionim lidhet drejtpërdrejt me strukturën e ekonomive të tyre. Mali i Zi përfiton nga një orientim më i fortë drejt shërbimeve me vlerë të shtuar më të lartë, ndërsa Serbia ka ndërtuar një bazë më të gjerë prodhuese të mbështetur nga investimet e huaja direkte dhe integrimi në zinxhirët industrialë.

Në një nivel të ndërmjetëm renditen Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kosova arrin 44,970 euro për punonjës, ose 55% të mesatares së BE-së, e ndikuar nga zgjerimi i sektorit të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve të kontraktuara. Maqedonia e Veriut regjistron 43,810 euro për punonjës, rreth 53% e mesatares së BE-së, duke reflektuar efektet e zonave të lira ekonomike që kanë tërhequr industri eksportuese, veçanërisht në sektorin automotive.

Në fund të renditjes qëndrojnë Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria. Bosnja regjistron 35,950 euro për punonjës, ndërsa Shqipëria 34,580 euro në vitin 2024, ose vetëm 42% të mesatares së BE-së. Ky nivel i ulët i produktivitetit lidhet me peshën e lartë të sektorëve me vlerë të shtuar të kufizuar, si bujqësia dhe fasoneria, si dhe me nivelin relativisht të ulët të teknologjisë dhe automatizimit në ekonomi. Pra duket se fajin e ka politika dështake e qeverisë.

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Maqedoni/ Ferit Hoxha tenton të mbulojë "diellin me shoshë”

Ferit Hoxha vijon të bëjë të paditurin sa i takon fyerjeve ndaj shqiptarve të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse mesazhet dolën hapur, Feriti vijon të spërdridhet.

Ai priti sot në një takim Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe kryetar i Komunës së Çairit. Pas përfundimit të fjalimeve, gazetarët i kanë kërkuar një koment në lidhje me mesazhet e bëra publike, duke ja u nxjerrë inatin mediave.

“Keni mbetur te java e kaluar, ndërkohë që gjërat kanë evoluar. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato mesazhe, nuk do më tërhiqni ku doni ju, unë kam evoluar, Shqipëria është duke ecur në rrugën e BE dhe nuk do merrem me tymnaja”, tha ai.

Por fakti që thirri në takim Izet Mexhitin tregon qartë se Feriti e ka thënë atë fjalë. Mirëpo "dielli nuk mbulohet dot me shoshë". Ministri ka tentuar sot të tregojë se ka raporte të mira me ta, mirëpo relitetin nuk e ndryshon dot. Ne kemi për ministër të Jashtëm një person që fyen shqiptarët kudo ata janë.

Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje