
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar sërish për avokaten nga shteti që u caktua së fundmi për të mbrojtur babain e tij në GJKKO.
Shkëlzen Berisha ka shpërndarë një postim në rrjete sociale, ku sulmon avokaten Valentina Teodoresku, teksa thotë se është patronazhiste e Ramës pasi ka shpërndarë një prej postimeve të kryeministrit Edi Rama.
“Gjykatësja e Ramës, godet sërisht! Pas avokat “bishës” cakton për avokate të Berishës, patronazhisten e Ramës”, shkruan Shkëlzen Berisha në 'Facebook'.

Pas bojkotit të dy avokatëve mbrojtës të Sali Berishës, GJKKO caktoi avokatin Artan Simoni, por e largoi pasi u publikua një status që ai kishte bërë para pak ditësh për ish-kryeministrin.
Me largimin e Simonit u caktuan avokatet Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati të cilat gjithashtu u tërhoqën sot, duke bërë që GJKKO të caktojë një tjetër avokat nga shteti, Valentina Todoreskun. Kjo e fundit është përfaqësuesja e katërt e caktuar kryesisht për të përfaqësuar Berishën.
Lini një Përgjigje