TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Tetor 2023, 15:34

Procesi për Berishën, dy avokatet e caktuara kryesisht paraqiten në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Procesi për Berishën, dy avokatet e caktuara kryesisht paraqiten

Pas dy ditësh zvarritje, ka rinisur seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mirëpo gjykata nuk po arrin të bëjë zyrtarizimin e masës. Të martën u caktua mbajtja e seancës për komunikimin e masës, por avokatët e Berishës kërkuan kohë dhe ajo u shty për të mërkurën. Por dje avokatët braktisën seancën dhe pati debate. Gjykata caktoi një avokat kryesisht, por ai u largua sepse kishte bërë statuse në rrjetet sociale kundër Berishës.

Gjykata caktoi më pas dy avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Pak më parë ato kanë kaluar pragun e Gjykatës Antikorrupsion dhe kanë hyrë në sallën ku do të mbahet procesi me dyer të mbyllura ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Dy avokatet që do përfaqësojnë Berishën kanë studiuara dosjen e ish-kompleksit “Partizani” për mbi katër orë.

Për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, avokatja Jalldiz Kastrati tha se është e vendosur për ta përfaqësuar Berishën.

Gjykata u la kohë mbrojtësve për t’u njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor gjatë paradites së kësaj të enjteje.

Sipas burimeve, sekretaria ka telefonuar një numër të lartë avokatësh të cilët janë justifikuar se e kanë të pamundur, se agjenda e tyre ishte e zënë me çështje të tjera penale, derisa është mbërritur në listën emërore të përcaktuar.

Lini një Përgjigje