TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Tetor 2023, 15:56

“Jo vetëm Berisha”, paralajmëron Milaim Zeka: Shumë shpejt SPAK troket në derën e Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti

“Jo vetëm Berisha”, paralajmëron Milaim Zeka: Shumë

Gazetari Milaim Zeka ka paralajmëruar se pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në dyert e SPAK do të shkojë ish-presidenti Ilir Meta.

Sipas gazetarit mjaftojnë faktet që janë bërë publike deri më tani, si video-incizimi i bërë nga ish ministri Dritan Prifti, që ish-presidenti Meta të arrestohet, e sipas Zekës, çdo gjykatë perëndimore do e dënonte minimumi me 15 vite burg.

“Jam shumë i bindur 90% se do të vijë Ilir Meta. Edhe po ta lëmë SPAK-un mënjanë, ne si gazetarë kemi me dhjetëra fakte që Ilir Metën me sy mbyllur e çojnë para drejtësisë shqiptare.

Mjafton ta merrni dhe ta ritransmetoni çdo fjalim të Berishës në drejtim të Ilir Metës, dhe të Ilir Metës ndaj Berishës, ku i tha në parlament që unë nuk e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin, e kam dhënë njëherë.

Merrni edhe video-incizimin e ish-ministrit Dritan Prifti, transmetojeni dhe shikoni se vetëm prej atij video-incizimit, Ilir Meta mund të arrestohet, mund të dënohet dhe çdo gjykatë perëndimore do të dënonte minimumi 15 vjet”, tha Milaim Zeka në një intervistë për Euronews Albania.

milaim zek berisha spak ilir meta

Lini një Përgjigje