
Mjeku Tritan kalo ka replikuar me kryeministrin Edi Rama lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Ai i ka komentuar në Facebook kryeministrit, ku i kujton se kështu e nisi në 2013 me prishje ndërtimesh pa leje, por më pas u betonizua gjithçka.
“Fillimet e mandatit të parë qeverisës së pas 23.06.2013 ishin të njëjta, po me këto veprime të IKM-së kryesisht në Bregdet, dhe më pas ndërtimet pa leje e betonizimet vijuan pa ndërprerje.
Shtetbërja kërkon vijueshmëri dhe jo “aksione të tilla me goditje të përqendruar”.
Thelbësisht kurdoherë parandalimi është më dobiprurës se korrigjimi i gabimeve.
Këtë parandalim e sigurojnë mirëfunksionalizimi i strukturave të një ngrehine shtetërore me thelbësi profesionale e ligjore, dhe jo VKM-të e ndryshme apo ndërhyrjet direkte kryeministerore.
Vërtet punë ka boll në Shqipërinë tonë të këndej Drinit, por edhe profesionistët kurrë nuk i kanë munguar asaj”, shkruan Kalo.

Lini një Përgjigje