TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2025, 18:47

“Pasuria e Shqipërisë në dorë  të Berishës”, Frrok Çupi: Kthetrat e tij në çdo strukturë të shtetit!  

Shkruar nga Pamfleti

 “Pasuria e Shqipërisë në dorë  të
Analisti Frrok Çupi, komentoi ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, vendim i marrë nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Sipas analistit, lajmi ishte një shuplakë që Gjykata i dha publikut dhe opinionit.  

Në një intervistë për “Abcnews”, Çupi tha se pasuria e Shqipërisë është në duart e Berishës, duke e cilësuar si fenomenin më tragjik që kthetrat i ka në çdo strukturë ligjzbatuese. 

Po vijmë në një gropë të egër në raport me drejtësinë sidomos në raport me SPAK. Lajmi i sotëm është një shuplakë që Gjykata i jep publikut dhe opinionit. I munduri sot është opinion. Ky njeri është arbitër mes asaj që ka ndodhur dhe gjykohet. Populli që ka hequr vjedhjen e Berishës nuk ka të drejtë dhe ka të drejtë Berisha. 

Kemi të bëjmë me dy drejtësi, drejtësia që ndjek doktrinën dhe moralin e drejtësisë, interesat e popullit. Kjo përfaqësohet nga disa magjistral që janë përzgjedhur për të kryer detyrën. Në SPAK është tejkalaur fjala pavarësi, janë dy klima njëra që josh drejtësinë dhe ndërkohë kur ndihet e pasigurit kthehet në strofën e vet. Pasurinë e Shqipërisë e ka në dorë Berisha. Gjithë pasuria nga viti 92 dhe vazhdon të jetë e njëjta gjë. Berisha është fenomeni më tragjik që ka parë Shqipëria, i ka kthetrat në të gjitha strukturat ligjzbatuese”, tha ai.  

Lini një Përgjigje