
Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha nuk ka mbështetje popullore dhe sipas tij, kjo vihet re në bastione në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore e Lezhë.
Në një intervistë për “Euronews Albanai”, Spahiu deklaroi se nëse Berisha do të kishte mbështetje popullore s’do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej bulevardit.
“Berisha s’ka mbështetje, dhe ndërkombëtarët mund të kenë menduar se arrestimi i Berishës mund të ngjallte më shumë reaksion. Fakti që nga fushata elektorale, nuk është zhvilluar asnjë protestë e Berishës, tregon që ky grupim tashmë ka ardhur duke u rrudhur politikisht, ka humbur bastionet në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore, Lezhë. Fakti që protestat janë katandisur më vënie zjarri tregon që të vetmit ushtarë që i kanë mbetur janë 10 apo 20 deputetë. Nëse do të kishte mbështetje popullore nuk do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej Bulevardit”, tha ai.
Lini një Përgjigje