Gazetari Sokol Bregu ka folur lidhur me aksionin e zhvilluar pak ditë më parë nga SPAK në qytetin e Vlorës, ku u arrestuan disa persona të dyshuar si pjesëtarë të grupit të Inez Hajrullës, një emër i njohur i krimit të organizuar.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bregu u shpreh se operacioni shënon një moment të rëndësishëm për hetimet në këtë qytet, duke theksuar se është ndër rastet e para kur SPAK hap një dosje të tillë në Vlorë.
Sipas tij, deri më tani hetimet e SPAK kanë qenë të përqendruara kryesisht në qytete të tjera si Elbasani, Durrësi dhe Lezha.
Bregu theksoi gjithashtu se është hera e parë që policia hyn në zonën e banesave të Hajrullës, të njohur si “blloku Oslo”, një zonë që ruhej me masa të forta sigurie.
Ai shtoi se Hajrulla konsiderohet një nga personat më të ruajtur në vend, duke lëvizur me autokolonë makinash të blinduara dhe masa të shumta sigurie.
"SPAK për herë të parë hapi një dosje në Vlorë. Kanë qenë të përqendruar në Elbasan, Durrës, Lezhë. Vlora, qyteti me më shumë vrasje, kishte mbetur pa u goditur. E nisi me Inez Hajrullën. Është bonus i madh për t’i sjellë atij qyteti qetësi. Ata do të kenë masa sigurie ndaj tyre. Ata deri tani nuk e kishin të vështirë të jetonin në Vlorë. Ka legjenda në rrugë për shumë vrasje të kryera nga ky grup, por nuk kishin asnjë masë sigurie, jetonin të lirë.
Inez Hajrulla, duhet të jetë njeriu që ruhet më shumë në Shqipëri, me një shpenzim të jashtëzakonshëm, makina të blinduara në autokolonë. Dikush vetëm me një pistoletë me silenciator, pretendonte të kryente në Ujin e Ftohtë vrajsen e tij, që dukej e tepruar pasi nuk mund ta gjeje dot. Në banesat e tij te blloku Oslo, policia nuk kishte hyrë kurrë. Akvititetin kryesor Vlora ka trafikun e drogës. Në 2015 kur i është bërë atentati i parë, filloi të ruhej. Deri në atë moment nuk ka qenë i njohur", tha gazetari.
Lini një Përgjigje