
Analisti Andi Bushati ka debatuar me deputetin e PS-së, Ardit Bido, për qëndrimin që Partia Socialiste ka për SPAK. Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati e quajti absurd qëndrimin e mazhorancës ndaj Porkurorisë së Posaçme.
Ai theksoi se PS-ja nga njëra anë e pikturon si institucion represiv, SPAK-un, ndërkohë nga ana tjetër, përpiqet të mos duket se ka një përplasje mes mazhorancës dhe SPAK.
Debati në studio:
Andi Bushati: Ja po them si ty, SPAK bëri gabim. Ju për SPAK thoni, Ballukut i ka bërë gjyq publik, prandaj Rama merret me ato 16 mijë faqe, se siç i kishte thënë Ulsiut një ish pedagog, kur jep shumë faqe s’ke fakte, pastaj SPAK është represiv, SPAK të paraburgos kot dhe pa gjyq. Atëherë për këto i jap të drejtë, por po thamë këto, nuk mund të themi jemi në paqe me SPAK. Nëse është ky vizatimi juaj për SPAK, atëherë ky qenkë institucion që i duhet vënë minat. Nëse fut njerëz kot në burg, manipulon me provat, bën gjyq publik si në kohën e Enverit, atëherë nuk duhet ta vlerësoni. Prandaj them, kjo duket qartë që keni përplasje me SPAK, po thatë skemi, hyn në debat absurd.
Ardit Bido: Nisesh nga premisë e gabuar, nuk kam dëgjuar nga asnjë eksponent i PS, të thotë për një vendim final është i saktë apo i gabuar. Nuk ka ndodhur, për ti dhënë mbrojtjen fillestare "foshnjes" që po ndërtojmë, që të mos dëmtohet nga retorika politike. Kur të vijë momenti i konsolidimit, do ta bëjë këtë politika.
Premisa e dytë, është e vërtetë, masat e arrestit janë skandaloze. Është e vërtetë, kjo gjë e dimë, se si rrjedh informacioni dhe përfundon në media. Por të krahasosh me pandëshkueshmërinë dje, me një sistem që nuk ishte nën lupën e shoqërisë dhe me mosndëshkimin e krimit të organizuar, që ndëshkimi është thelluar tani dhe sidomos me korrupsionin që ishte zero…
Lini një Përgjigje