TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2026, 22:59

"RENEA hyri në shtëpitë me dyer të blinduara”, Klodiana Lala shpjegon goditjen e grupit të Inez Hajrullës nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
"RENEA hyri në shtëpitë me dyer të blinduara”,
Klodiana Lala

Operacioni i fundit i SPAK në Vlorë, që goditi grupin e drejtuar nga Inez Hajrulla, lidhet me një seri ngjarjesh të rënda kriminale dhe përplasje mes grupeve në qytet. Lidhur me këtë çështje, gazetarja Klodiana Lala dha detaje mbi operacionin.

Sipas Lalës, Inez Hajrulla mori drejtimin e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në Vlorë pas vrasjes së Edison Harizajt, i cili dyshohej se kishte urdhëruar disa vrasje dhe zhdukje personash për të marrë kontrollin e territorit.

Ajo theksoi se gjatë kohës kur grupi drejtohej nga Harizaj, Hajrulla nuk konsiderohej figurë me peshë në organizatë, edhe pse kishte arritur t’u mbijetonte tre atentateve. Situata ndryshoi pasi ai mori drejtimin e grupit, duke nisur përplasje të forta me grupe të tjera kriminale. Sipas gazetares, konflikti më i ashpër ishte me Fatmir Hysenin dhe grupin e tij. Hyseni është në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet si vrasës me pagesë.

Sipas Lalës, hetimi konsiderohet vetëm “maja e ajsbergut”, pasi ende nuk është zbërthyer plotësisht aplikacioni i përdorur nga Hajrulla. Zbardhja e tij pritet të hedhë dritë mbi një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Vlorë.

"Inez Hajrulla është person që mori drejtimin e grupit më të rrezikshmë në Vlorë pas vrasjes së Edison Harizaj, që dyshohej se kishte urdhëruar një seri vrasjes dhe kishte zhdukur disa persona në Vlorë, për të marrë kontrollin në territor, etj. Hajrulla, kur grupi drejtohej nga Harizaj, ishte personazh jo me peshë, u kishte mbijetuar tre atentateve. Kur mori drejtimin e grupit, filloi përplasjet. Më të fortën e ka patur me Fatmir Hysenin, grupin e tij, që është në kërkim ndërkombëtar si vrasës me pagesë. Akuza zyrtare shtë ajo e vrasjes së Santiago Malkos, krahu i djathtë i Martinajt.

Hajrulla kishte qëllim të ekzekutonte Fatmir Hysenin dhe Armando Sulejmanin. Nuk kapte dot këta personazhe, atëherë ai vendos, sipas komunikimeve të SKY ECC, të ekzekutojë kushëririn e tij Gentian Qarri. Vendosin në shënjestër Bledar Birçaj. Grupi i Hajrullës kishte hyrë në lokal kishte vendosur kamera dhe kontrollonte veprimet e Birçaj. Hajrullaj dhe Matodoshaj kanë akuzën e krijimit të kushteve. Janë duke u hetuar edhe ngjarje të tjera, që dyshohet se janë urdhëruar nga ky grup. Rezulton i përfshirë Flodian Plaku dhe një personazh Menduh Duka, pronar i disa kompanive. Si në të gjithë grupet, edhe në këtë grup, janë implikuar zyrtarë të policisë. Njëri është arrestuar në detyrë, dyshohet se informonte grupin.

Kur RENEA ka hyrë në përpjekje për të arrestuar Inez Hajrullën, janë kontrolluar vetëm katet e 8 të pallateve Oslo, pasi në SKY pretendonin se qëndronin aty. Kishte dyer të blinduara ishin shtëpi të monitoruara me kamera të rezolucioni të lartë dhe kishin komunikim me njëri tjetrin. Hetimi shtë maja e ajsbergut. Nuk ëhtë zbërthyer ende aplikacioni i tij dhe kjo mund të hedhë dritë mbi një sërë ngjarjesh në Vlorë", tha Lala.

lala renea spak

Lini një Përgjigje