
Avokati i Laert Haxhiut ka reaguar pas diskutimeve për zbërthimin e grupit kriminal të klientit të tij. Ai i ka dërguar një mesazh moderatores Eni Vasili live në emisionin "Open" duke thënë se nuk mund të konfirmohen thëniet e Artan Tafanit për tre ditë.
Avokati i Haxhiut shkruan se nuk mundet që të hapet një sagë vrasjesh seri nëse nuk flet gjykata. Ai shkruan gjithashtu se thëniet e Tafanit nuk konfirmohen për tre ditë.
“Thëniet e Tafanit nuk konfirmohen për tre ditë, nuk duhet të hapet një sagë vrasjesh seri pa folur gjykata”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje