TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 21:49

U kap me fishek në fole, ja identiteti me të cilin lëvizte "ushtari" i Laert Haxhiut

Shkruar nga Pamfleti

U kap me fishek në fole, ja identiteti me të cilin lëvizte

Artan Tafani i njohur dhe me emrin Marjus i cili rrëfeu një seri vrasjesh në disa qytete të vendit, lëvizte me një dokument grek të falsifikuar për t’iu shmangur kapjes nga policia.

Krahu i armatosur i Laert Haxhiut u arrestua nga forcat operacionale të Tiranës disa ditë më parë në një hotel në autostradën Lushnjë-Fier teksa me vete mbante edhe një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, rreth 200 euro dhe 3 aparate celularë.

Tafani pritet të dalë në fundjavë para gjykatës së Elbasanit ku do t’i caktohet masa e sigurisë ndërsa gjykata e Tiranës ka caktuar për të një masë arresti me burg për grabitjen në Astir në muajin qershor ku ai arriti të merrte nën kërcënimin e armës rreth 40 mijë euro.

 

Lini një Përgjigje