TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2025, 11:40

Aksioni i IKMT-së në kryeqytet, lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”!  

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i IKMT-së në kryeqytet, lirohen hapësirat publike
 
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar në kryeqytet, ku pas ndërhyrjes së IKMT-së dhe policisë janë liruar hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. 

Nga aksioni mësohet se janë proceduar penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat, si dhe janë sekuestruar rreth 330 objekte. Gjithashtu ndaj një 40-vjeçari është nisur procedim penal në gjendje të lirë pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së.  

"Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim. Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2. 

Sipas policisë,"hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit". 

Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”. 

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës", thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje