TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2025, 08:45

Ilir Meta kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca në Apelin e

Do të zhvillohet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024.

Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, që e la në masën e sigurisë arrest në burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe të Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Lini një Përgjigje