TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2025, 10:45

Meta kërkon lirinë, avokati: E ka thënë Ajatollahu, sot do ta lirojmë!

Shkruar nga Pamfleti

Meta kërkon lirinë, avokati: E ka thënë Ajatollahu, sot do

Ka nisur sot në orën 10:00 seanca në Apelin e GJKKO-së, ku po shqyrtohet kërkesa e kreut të PL, Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Para nisjes së seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha për mediat se ish presidenti do të lirohet, duke shtuar me ironi se e ka thënë dhe ‘Ajatollahu’, referuar Ramës. 

"Patjetër që do lirohet, e ka thënë Ajatollahu, sot do ta lirojmë", tha Cakrani.

Kujtojmë që pak ditë më parë, ish-presidenti i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetese ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë që e la atë në arrest me burg.

 

Lini një Përgjigje