TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2025, 10:14

Aksioni për formalizimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, 20 ton mallra të bllokuara në tre ditë!  

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni për formalizimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, 20 ton
 
Strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë ka vijuar aksionin për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale. 

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme Tatimore ka informuar se në tre ditë aksion janë inspektuar 87 objekte dhe janë bllokuar 20 ton mallra.  

Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë. 
Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. 

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Tatimore.  
 

Lini një Përgjigje