
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë ende aktive, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe me bimësi.
Zjarret janë regjistruar në 16 bashki; Dibër, Bulqizë, Mat, Vau i Dejës, Mallakastër, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, Finiq, Krujë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Berat.
Deri më tani raportohet nga Ministria e Mbrojtjes se janë djegur mbi 381 hektarë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj. Ndërkohë, katër vatre mbeten ende aktive. Parku Kombëtar Lurë, Dibër – Në zonën “Liqeni i Luleve” po vazhdon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë rreth 200 hektarë me pyje pishe dhe ahu.
Mali i Peladhisë, Bulqizë, në njësinë administrative Zerqan ku vijon përpjekja për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar, që ka përshkuar rreth 30 hektarë me shkurre dhe bimësi.
Qafa e Laçit, Vau i Dejës, ku që prej datës 15 korrik, zjarri ka djegur rreth 25 hektarë me lisa, dushqe dhe barishte. Shuarja e vatrës mbetet sfidë për shkak të terrenit të thepisur.
Drenovë, Mallakastër, në këtë vatër, në afërsi të një pusi gazi, janë djegur mbi 120 hektarë me shkurre, pisha dhe mbi 1000 rrënjë ullinj. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë, situata konsiderohet kritike.
Lini një Përgjigje