TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2025, 21:17

“Ai plaku matuf ka vrarë e ka prerë, sot kërkon të vijë në pushtet”, Romeo Kara: SPAK do t’i shkojë deri në fund 21 Janarit

Shkruar nga Pamfleti

“Ai plaku matuf ka vrarë e ka prerë, sot kërkon të

Në Prokurorinë e Posaçme është pyetur sot një prej vëllezërve të Hekuran Dedës, protestues i vrarë 21 janarin e vitit 2011 para Kryeministrisë.

Por a do të ketë zbardhje të shpejtë dosja e “21 Janarit”?

Juristi i njohur Romeo Kara është i bindur se hetimet do të kenë përparim.

Është bindje e plotë e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë vendit që kjo çështje nuk është hetuar dhe është penguar hetimi me të gjithë forcën e pushtetit të kohës. Për më tepër frymëzuesit, urdhëruesit e ekzekutuesit së bashku me pjesën e procesit të hetimit të munguar apo të prishur. Mendoj se do të kemi zhvillimet të reja e do të shkohet drejt një zbardhjeje. Ai plaku matuf ka vrarë e ka prerë e do të vijë në pushtet. U shpërbë Shqipëria nëse shkon në dorën e tij prapë", tha Kara i ftuar në studion e ‘Frontline Intervieë’ në ‘Report Tv’.

Ka një përgjigje dhe ndaj akuzës së Berishës se Rama është përgjegjësi për 4 vrasjet e 21 janarit.

Edhe këta (PD) kanë qëlluar me bomba molotov pa fund gjatë këtyre viteve, sa janë djegur dhe vetë por Rama vuri mënd nga çfarë i ndodhi dhe ndoqi një qasje tjetër. Të lëmë të shfryjnë dufin, por zotëria (Berisha) ka bërë vetë protestë brenda partisë së tij me hu kokës. E ka zakon, do ta marrë pushtetin me hu dhe e lë me gjak. Është hera e dytë. Dhe në 1997 për karrigen e tij është djegur Shqipëria”, thotë ai.

Lini një Përgjigje