TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2025, 19:45

Këshilli Drejtues i RTSH i përgjigjet Ina Zhupës dhe Evis Kushit: U zbatua çdo germë e ligjit për kreun e ri të televizionit

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli Drejtues i RTSH i përgjigjet Ina Zhupës dhe Evis Kushit:

Këshilli Drejtues  i RTSH ka reaguar mbi debatet lidhur me garën për kreun e Radiotelevizionit Publik. PS  dhe PD sulmuan procedurën e ndjekur nga Këshilli, duke e cilësuar si absurd faktin që ishte eliminuar një kandidate si Eni Vasili. E para që reagoi ishte Ina Zhupa, teksa krah saj doli sot Evis Kushi. Por Këshilli drejtues ka nxjerrë dokumentet duke rrëzuar pretendimet e tyre.

Reagimi i plotë

Nisur nga interesi publik dhe nevoja për transparencë mbi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ekspertët ligjorë bënë për RTSH-në një sqarim të procedurave dhe rrugës së ndjekur nga Këshilli Drejtues.

Kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së përcaktohen në nenet 10 dhe 11 të Statutit të Radio Televizionit Shqiptar, miratuar me vendimin nr.98, datë 22.12.2016, të Kuvendit të Shqipërisë. Për shkak të vakancës së krijuar, në mbështetje të nenit 10 të Statutit, Këshilli Drejtues i RTSH, me vendimin e datës 06.01.2025, përcaktoi periudhën e aplikimit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, nga data 7 deri më 20 janar 2025.

Në mbështetje të nenit 11 të Statutit dhe vendimit të Këshillit Drejtues, kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm dorëzuan në zarf të mbyllur te Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, dokumentacionin, sipas kritereve të shpallura, brenda 10 ditëve pas publikimit të tyre.

Në mbyllje të afatit rezultoi se kishin aplikuar 10 kandidatë, sipas procesverbalit të firmosur nga kryetari i Këshillit Drejtues. Me mbarimin e afatit të aplikimit, sipas nenit 11, pika 2, të Statutit, Këshilli Drejtues ka për detyrë të bëjë vlerësimin e kandidaturave të paraqitura në mbështetje të dokumentacionit të dorëzuar, të verifikojë dhe saktësojë vërtetësinë e tyre dhe, me votim të fshehtë, të vendosë përfshirjen e tyre në konkurrim, duke i renditur sipas rendit alfabetik të mbiemrit.

Këshilli Drejtues zhvilloi mbledhjen e tij, thirrur nga kryetari i KD, më 27 janar 2025. Gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar për kandidatët dhe plotësimin e kritereve (siç vërtetohet nga procesverbali) dhe janë marrë 3 vendime (bashkëlidhur vendimet nr.3, nr.4 dhe nr.5).

Këshilli Drejtues i RTSH i përgjigjet Ina Zhupës dhe Evis Kushit:

Këshilli Drejtues, me vendimin nr.3, datë 27.01.2025, vendosi në unanimitet ngritjen e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së”. Ky komision përbëhej nga Dionis Papadhimitri, Ardita Reçi dhe Genc Përmeti.Këshilli Drejtues i RTSH i përgjigjet Ina Zhupës dhe Evis Kushit:

 

Këshilli Drejtues, me vendimin nr. 4, datë 27.01.2025, vendosi në unanimitet mospërzgjedhjen e 5 kandidatëve për mungesë dokumentacioni për futjen në konkurrim, si: Laureta Roshi, Florina Paskali, Flamur Buçpapaj, Harilla Koçi dhe Enrik Mehmeti.

Këshilli Drejtues i RTSH i përgjigjet Ina Zhupës dhe Evis Kushit:

Këshilli Drejtues, me vendimin nr.5, datë 27.01.2025, vendosi përzgjedhjen e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim, me këtë rezultat votimi:

Kliton Rama 4 pro/5 kundër

Jetmir Shpuza 7 pro/2 kundër

Ermal Hoxha 3pro/6 kundër Eni Vasili 4 pro/5 kundër

Aurora Polo 7 pro/2 kundër

Sipas nenit 11, pika 3, të Statutit të RTSH, kandidatët që plotësojnë kriteret ftohen të paraqesin platformat e tyre para Këshillit Drejtues jo më vonë se 5 ditë nga data e përfundimit të afatit të aplikimit. Kandidatët kanë në dispozicion 15 minuta kohë për të paraqitur platformën e tyre dhe 15 minuta kohë për pyetje. Këshilli Drejtues, me vendimin nr.5, datë 27.01.2025, vendosi që në fazën e dëgjesës, si rezultat i votimit, të thirren: Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u përcaktua dita e premte, datë 31 janar 2025, për zhvillimin e dëgjesave me kandidatët e thirrur.

Lini një Përgjigje