
Ka mbërritur në Tiranë trupi i kryepeshkopit Anstas Jnaullatos. Ai ndërroi jetë në një spital në Athinë pas një beteje disa ditore me sëmundjen.
Pas nderimeve që ju bënë në Greqi, pak më parë trupi i tij ka mbërritur në ambientet e Katedrales Ortodokse, aty ku do të qëndrojë deri ditën e enjte ku dhe më pas do të mbahet ceremonia e varrimit. Ai është pritur me nderime nga qindra qytetarë. Arkëmorti u vendos brenda katedrales, ku fillimisht do të mbahet mesha dhe më pas do të nisin homazhet.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, pritet të marrin pjesë personalitete të larta fetare dhe politike nga vendi dhe bota. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, do të jetë i pranishëm, i shoqëruar nga pesë ministra të kabinetit të tij. Ceremonia do të mbledhë gjithashtu përfaqësues nga të gjitha mitropolitë e vendit, liderë të komuniteteve të tjera fetare dhe diplomatë të ambasadave të huaja.


Lini një Përgjigje