
Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë
Një avokat ka ndërruar jetë në ambientet e Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi ishte ndjerë keq gjatë zhvillimit të një seance në Gjykatën e Apelit, njoftoi kjo e fundit për mediat.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku po zhvillohej një gjykim penal.
Avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër, merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit.
“Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.
Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit”, thuhet në njoftim.
Avokati Gjovalin Ulndreaj ishte një nga emrat që garoi për postin e kreut të BKH-së në janar 2020. Ulndreaj e ushtronte profesionin e avokatit nga viti 2003, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Njoftimi:
Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.
Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.
Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.
Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.
Lini një Përgjigje