
Një grua rreth moshës 60 vjeç ka tentuar të mbytet në det paraditen e sotme, në Vlorë.
Kanë qenë dy shtetas ukrainas që e kanë shpëtuar nga mbytja. Më pas, kanë lajmëruar policinë dhe ambulancës i cili ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion.
Sergei Artemenko, i cili e ka nxjerrë në breg dhe Katerina, bashkëshortja e tij, ishin personat që shpëtuan 60-vjeçaren. Ata shprehen se fillimisht kanë dëgjuar vetëm zhurmën e diçkaje që ra në ujë dhe kanë menduar se ishte peshk dhe më pas kanë parë dikë me të zeza që po mundohej të merrte frymë.
Sergei ka hequr rrobat dhe tregon se ka shkuar ta ndihmojë. Ai thotë se e ka nxjerrë nga uji ndërsa bashkëshortja e tij i ka dhënë ndihmën e parë.
Lini një Përgjigje