TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2025, 10:15

Hetimet për “21 Janarin”, dëshmojnë në SPAK dy vëllezërit e Hekuran Dedës

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për “21 Janarin”, dëshmojnë në SPAK dy

Prokuroria e Posaçme, SPAK po heton dosjen e “21 Janarit” ku mbetën të vrarë 4 protestues. Në prokurorinë e posaçme janë thirrur dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të 21 janarit.

Që prej orës 10:00, Zabit dhe Agim Deda janë thirrur nga prokurori i posaçëm Alfred Shehu qe po kryen veprime hetimore mbi vrasjet e 4 protestuesve me 21 janar 2011. Ata do të merren në pyetje nga SPAK për ngjarjen tragjike të 14 viteve më parë, ku gjatë një protestë të opozitës socialiste të asaj kohe humbën jetën 4 qytetarë të pafajshëm.

Gjykata e Strasburgut e cilësoi “21 Janarin” dhe vrasjet e protestuesve si krim shtetëror. Në 21 janar të vitit 2011 u vranë Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi e Faik Myrtaj.

Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kanë bërë të ditur së fundi se vendimi i Gjykatës së Lartë dhe gjithë aktet e kësaj çështje kanë mbërritur pranë SPAK-ut në muajin korrik.

 

Lini një Përgjigje