TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2025, 10:33

'Gërdeci'/ Shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri: Jam në SHBA për vizita mjekësore

Shkruar nga Pamfleti

'Gërdeci'/ Shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri: Jam

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me dosjen “Gërdeci”.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa vizita mjekësore.

Kjo gjë solli debat në seancë ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij. Ish ministri paraqiti një rekomandim nga një spital privat që thuhej që duhet të kryej ekzaminime mjekësore.

Ndërkohë, Prokurori Klodian Braho u shpreh se rekomandimi duhej të jepej nga mjeku i familjes dhe jo nga një spital privat në mënyrë që të njihej ligjërisht.

Në sallën e gjyqit Zamira Durda u shpreh se procesi duhet të merret seriozisht nga gjykata.

"Kush i tha atij të rrinte 10 orë në radhë për Trumpin", u shpreh ajo.

Në seancën e radhës të caktuar më 12 shkurt ora 9:00 ekspertët do duhet të paraqesin në mënyrë të përmbledhur raportin për aktin tekniko ushtarak.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

Gjyqi ndaj Fatmir Mediut vijon prej muajit prill të vitit 2023. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

 

Lini një Përgjigje