TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2025, 12:24

Shkeljet në garën për drejtorin e RTSH-së bëjnë bashkë mazhorancën dhe opozitën!

Shkruar nga Pamfleti

Shkeljet në garën për drejtorin e RTSH-së bëjnë

Nënkryetarja socialiste e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit, Evis Kushi i ka kërkuar sot, Këshillit Drejtues të RTSH-së të rikthejë normalitetin në këtë institucion lidhur me garën për drejtuesin e televizionit publik.

Reagimi i fortë i mazhorancës ka ardhur një ditë pasi Këshilli Drejtues skualifikoi në mënyrë të paligjshme tetë nga dhjetë kandidatët në garë,  ndërkohë që i dha të drejtë të vazhdojnë kandidimin vetëm dy zyrtarëve aktualë të RTSH-së.

Evis Kushi paralajmëron se në rast se Këshilli Drejtues nuk do të lejojë garën e hapur, Parlamenti do të ndërhyjë duke marrë masa drastike.

Nuk ndodh shpesh të jem dakord me kolegen Ina Zhupa, por pasi jam njohur me zhvillimet në RTSH nuk i heq dot asnjë presje reagimit të saj. I bëj thirrje Këshillit Drejtues të kthejë menjëherë situatën në normalitet dhe të lejojë garën e hapur, transparente e meritokratike. E kundërta do të ishte vetëasgjësim i Këshillit dhe Parlamenti do të detyrohej të ndërhynte në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së garës, duke marrë masa drastike që ne nuk i dëshirojmë”, shkruan Kushi.

Lidhur me procesin e votimit reagoi edhe kryetarja demokrate e komisionit të Medias, Ina Zhupa, që e quajti çmenduri vendimmarrjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

“Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin. Nuk ekziston në ligj votim për tu futur apo jo në votim!!! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore! Ku e kanë gjetur në ligj metodën e skualifikimit kur plotëson kriteret ligjore? Skualifikimi eshte kur nuk plotëson kriteret, ndryshe je në garë”, reagoi Zhupa.

Një ditë më parë Këshilli Drejtues i dha të drejtë të vazhdojnë kandidimin vetëm dy zyrtarëve aktualë të TVSH-së, drejtoresha e komanduar Aurora Polo dhe drejtori i RTSH-së në Shkodër, Jetmir Shpuza, teksa u skualifikuan nga gara edhe Laureta Roshi, Kliton Rama, Enrik Mehmeti e Harrilla Koçi.

Lini një Përgjigje