TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2025, 18:49

Meloni xhiro në Adriatik emigrantëve, 4 prej refugjatëve të sjellë në Shëngjin do të kthehen në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Meloni xhiro në Adriatik emigrantëve, 4 prej refugjatëve të

Vijon gallata italiane me emigrantë e strehuar në Gjadër. 4 emigrantë që mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit me anijen “Cassiopea”, do të kthen në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mes 49 emigrantëve që u akomoduan në Shqipëri, 3 të mitur dhe një person me probleme shëndetësore do të kthehen sonte në mbrëmje në Itali, duke bërë kështu vetëm një xhiro vajtje ardhje në dy brigjet e Adriatikut.

49 emigrantët nga Bangladeshi, Egjipti dhe Gambia ishin shpëtuar gjatë fundjavës në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusës.

Në hotspotin “italian” të Shëngjinit, azilkërkuesit do të identifikohen dhe do t’i nënshtrohen një kontrolli të thelluar mjekësor. Nëse konstatohen kushte vulnerabël, ata do të dërgohen në Itali, siç ndodhi në disa raste në dy transferimet e mëparshme në Shqipëri, në tetor dhe nëntor 2024.

Lini një Përgjigje