TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2025, 20:37

A fshihet Kushner, pas planit për të strehuar në Shqipëri palestinezët? Profesori italian ‘dekonspiron’ Ramën

Shkruar nga Pamfleti

A fshihet Kushner, pas planit për të strehuar në Shqipëri

Jared Kushner, i pari që hodhi idenë e ‘pastrimit’ të Gazës...

Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka dalë me një plan djallëzor për Rripin e Gazës. Ai ka hedhur idenë e pastrimit të kësaj zone nga popullata, duke bërë atë që paralajmëroi dhëndri i tij disa muaj më parë.

Ishte Jared Kushner, ai i cili deklaroi se Rripi i Gazës do të ishte një zonë ideale investimi për të ringjallur bregdetin. Trump tani po negocion me disa shtete që të strehojnë banorët e Gazës që ikën nga shtëpitë e tyre, duke mos i lejuar të kthehen më atje ku kanë lindur. Mes shteteve që po bëhen negociata, duket se është dhe Shqipëria.

Dje në mediat izraelite doli se Trump po negocion me Ramën për të strehuar 100 mijë palestinezë në vendin tonë. Rama e mohoi si lajm. Por është një profesor italian që duket se ka hedhur dritë mbi atë që fshihet pas. Francesco Strazzari ka shpërndarë në rrjetin “X” lajmin për strehimin e palestinezëve me mbishkrimin: “Kujtoni investimin e Jared Kushner në Shqipëri të shpallur verën e kaluar”. (Strazzari është ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i njohur në Itali e më gjerë). 

A fshihet Kushner, pas planit për të strehuar në Shqipëri

Jo më kot profesori i njohur e përmend këtë gjë, pasi Kushner ishte arkitekti i zbrazjes së Gazës.

Në një aktivitet më 8 mars 2024 në Universitetin e Harvardit, Kushner, i cili shërbeu si këshilltar i lartë i Trump gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, tha se "prona ujore e Gazës mund të jetë shumë e vlefshme ... nëse njerëzit do të fokusoheshin te ndërtimi".

Është një situatë pak fatkeqe atje, por nga këndvështrimi i Izraelit unë do të bëja çmos për t'i larguar njerëzit, duke e pastruar atë zonë”, tha Kushner.

Pra duket sikur qendrimet e Trump janë të njëjta me ato të dhëndrit të tij dhe lind pyetja, mos Trump po kushtëzon Ramën me strehimin e palestinezëve për investimet në Sazan?

Ende nuk dimë gjë, por profesori italian duket se ka ngacmuar ‘folenë e grerëzave’. Gaza është një projekt shumë më i madh sesa fati i mijëra palestinezëve dhe nëse Egjipti dhe Jordania nuk pranojnë, nuk është çudi të përfundojnë te ne. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje